Shkruan: Dr.Jahja Drançolli
Me krijimin e Kuvendit apo Lidhjes së Lezhës më 2 mars 1444, u hodh hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit kundër pushtuesve të huaj.
Lidhja ishte vepër dhe meritë jo vetëm e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe e forcave të drejtuara prej tij, por edhe e princërve të tjerë arbër, të cilët morën përsipër krijimin e Kuvendit të princërve arbër në Lezhë (Alessio mesjetare), më 2 mars 1444.
Si i tillë do të mbetet gjithmonë një model i fuqishëm për kuvendet e tjera gjithandej Shqipërisë, si Kuvendi i Dukagjinit, Kuçit, Arbrit, Prizrenit, Pejës, Verrat e Llukës, Drenicës dhe ndonjë kuvend tjetër, i cili e ruajti motivin themelor të Kuvendit të Lezhës, lufta çlirimtare dhe ndërtimi i shtetit të njësuar!/Dijasot.com
