Gazetarja kosovare Lira Klaiqi në një postim në rrjetin e saj social Facebook dhe Instagram ka promovuar veshjen kombëtare të Medvegjës.
Për nder të 28 Nëntorit, ajo transmeton mesazhin se veshja kombëtare nuk del kurrë nga moda, raporton Dijasot.com
Trashëgimia e saj duhet të përcillet dhe nga brezat e rinjë. Kjo veshje është punuar 50 vjet më parë dhe e veshur sot nga gazetarja Klaiqi, familja e së cilës e ruan me kujdes.
Veshja tradicionale e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës, sipas historianëve përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, si dhe konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore që nga mbretëria dardane, ajo bizantine, e deri në shekullin XXI te kultura e popullatës autoktone arbërore në fshatrat e Medvegjës, duke e ruajtur artin tradicional popullor dardan, për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare./Dijasot.com


