Futbollisti nga Kosova Amar Gërxhaliu shënoi golin e parë në Superligën e Turqisë

Në superligën e Turqisë ku zhvillua sonte ndeshja Kasımpaşa – Antalyaspor ka shënuar gol futbollsti shqiptar nga Kosova, Amar Gërxhaliu, i cili luan me ekipin Antalyaspor.

Mbrojtësi Gërxhaliu shënoi golin e parë në Superligën e Turqisë në minutën e 92-të ku luajti sonte kundër Kasimpashës.

Amar Gërxhaliu ka lindur në Vushtrri, por si sportist është shkolluar në shkollën më të mirë të futbollit në Turqi, ndërsa ka zhvilluar dhe ndeshje tjera me ekpinin e Turqisë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1./Dijasot.com