Fushatë kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkolla: “Më ndihmo”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka organizuar një fushatë për sensibilizimin e nxënësve  kundër trafikimit me qenie njerëzore.

“Tetori muaji kundër trafikimit me qenie njerëzore”, është moto me të cilën kjo shkollë shënoi këtë ditë.

“Me këtë moto, sot në shkollën tonë filloi shënimi i kësaj fushate me një prezantim të përgatitur nga arsimtaret Fatlume Limani dhe Vlora Nallbani. Po ashtu, nxënësit përgatitën vizatime të ndryshme kryesisht me thirrjen “Më ndihmo”! “, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle, raporton Dijasot.com

Po ashtu bëhet e ditur se aktivitete të tjera do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim./Dijasot.com