“Vendet duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin tensione. Për këtë Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e BQK-së dhe mbylljen e disa komunave serbe në Kosovë. Kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve sidomos në qasjen në shërbime sociale. Franca kërkon pezullimin e vendimit në mënyrë që të ketë një periudhë tranzicioni”.
Ambasadori i Francës tha se Kurti ka shprehur premtimin se duhet të ketë një periudhë tranzicioni dhe sipas tij kjo është pozitive.
Ai tha se statusi i komunave serbe duhet të zgjidhet përmes Asociacionit.
“Dënojmë sulmin në Banjskë dhe Franca kërkon nga Serbia që fajtorët të vihen para përgjegjësisë”.
Ambasadori i Francës ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është e arritur e madhe.
“Ka progres në dialog sidomos për njohjen e tabelave dhe fushën e energjisë. Sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme. Ne u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të mbajnë premtimet dhe ta zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka deklaruar ambasadori francez./Telegrafi/