Fillon takimi i Osmanit me Escobar dhe Lajçakun

Dy emisarët e dërguar për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar i SHBA-së dhe Mirosllav Lajçak i BE-së, kanë arritur në Kosovë.

Siç edhe ishte paralajmëruar takimi ndërmjet tyre me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar në ora 16:00.

Lajçaku dhe Escobari do të takohen me kryeministrinë Albin Kurti, ndërkaq temat kyçe të diskutimit do të jenë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe dialogu Kosovë – Serbi.

Takimet do t’i vazhdojnë me liderët e tjerë politikë të Kosovës dhe anëtarët e shoqërisë civile. Vizitën pas 2 shkurtit do ta vazhdojnë në Beograd, me formatin e njëjtë