Kursi i mësimdhënies së Gjuhës Shqipe “Gjergj Fishta” hapi dyert për nxënësit e tij, në të tre degët, në shkollat publike : Mytilini, Plomari dhe Petra.
“Në qytetin e Mitilinit dy klasave ekzistuese, u shtua dhe një klasë e re me 16 nxënës të rinj. Po punojmë që në ishullin e Lesvos të hapen dhe tre degë të tjera të Shkollës “Gjergj Fishta”, me qëllim që çdo fëmijë shqiptar në çdo skaj të ishullit, të ketë mundësi të mësojë Gjuhën Shqipe”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Mësimet në të gjitha kurset jepen në shkolla, ku fëmijët frekuentojnë shkollat publike greke./Dijasot.com
