Sot në 20:00 në Kino Armatë fillon Java e Filmit për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës
Java e Filmit është aktivitet që organizohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Kjo javë organizohet në kuadër të 20 aktiviteteve të tjera që organizohen nga Komuna e Prishtinës për shënimin e këtij njëzetvjetori.
Prodhimi i filmave që janë në këtë program (përveç filmit “A Normal Life” që është realizuar në 2003) është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Pas shfaqjes së filmave do të ketë mundësi të bashkëbisedohet me personat që kanë qenë pjesë e ekipeve realizuese të filmave.
Hyrja është falas.
Eventi ne FB
https://www.facebook.com/events/444560442996440
Programi:
E hënë, 17 qershor 2019 // Monday, 17 June 2019
20:00-22:00
“Ajo” (13’) nga @More Raça & “Martesa” (97’) nga Blerta Zeqiri
E martë, 18 qershor 2019 // Tuesday, 18 June 2019
20:00-22:00
“Një Muaj” (26’) nga Zgjim Terziqi & “Daullet e Rezistencës” (65’) nga Methieu Jouffre
E mërkurë, 29 qershor // 2019 Wednesday, 19 June 2019
20:00-22:00
“Gardhi” (15’) nga Lendita Zeqiri & “me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘” (90’) nga Ilir Hasanaj
E enjte, 20 qershor 2019 // Thursday, 20 June 2019
20:00-22:00
“Tisa” (21’) nga Valter Lucaj & “Përtej Rrugës” (81’) nga Yll Çitaku
E premte, 21 qershor 2019 // Friday, 21 June 2019
20:00-22:00
“Ferdonija” (30’) nga Gazmend Bajri & “Histori Maje Kulmi” nga Gazmend Nela (74’)
E shtunë, 22 qershor 2019 // Saturday, 22 June 2019
20:00-22:00
“Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley and Elizabeth Chai Vasarhelyi
E dielë, 23 qershor 2019 // Sunday, 23 June 2019
20:00-22:00
“Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar Morina