Personat nën moshën 15 vjeç në Suedi do të duhet të kenë pëlqimin e prindërve të tyre për të blerë produkte kundër plakjes së lëkurës, sepse, sipas ekspertëve atje, rrjetet sociale dhe media po shkaktojnë diktat të bukurisë potencialisht të dëmshme.
Zinxhiri kryesor i kimistëve dhe farmacistëve suedezë po prezanton kufizime të moshës për kujdesin kundër plakjes së lëkurës mes shqetësimeve në rritje në të gjithë Evropën për efektet e dëmshme
të mundshme te fëmijët nëse u kthehen shumë shpejt produkteve të tilla.
Zinxhiri farmaceutik Zemra (Hjärtat), i cili ka rreth 390 farmaci në Suedi, do të ndalojë shitjen e produkteve të “kujdesit të avancuar të lëkurës” (përfshirë ato që përmbajnë acid AHA, acid BHA, vitaminë A, vitaminë C dhe peeling enzimë) për klientët nën moshën 15 vjeq, përveç rastit kur ata kanë pëlqimin e prindërve ose një sëmundje tëlëkurës që kërkon një terapi të tillë.
Ky hap nga farmacitë vjen pas raportimeve të shumta për zgjerimin e kujdesit të lëkurës tek fëmijët nën 13 vjeç në Suedi, të nxitur nga tendencat e rrjeteve sociale dhe mediave.
Përfaqësuesit e një zinxhiri për shitjen e kozmetikës korrigjuese dhe dekorative i thanë shërbimit publik suedez SVT se midis 20 dhe 40 përqind e klientëve të tij tani janë nën moshën 13 vjeç.
Raportet sugjerojnë se një numër në rritje i fëmijëve në të gjithë Evropën – duke përfshirë 10-vjeçarët në Mbretërinë e Bashkuar – po i drejtohen kujdesit të shtrenjtë kundër plakjes së lëkurës në kërkimin e tyre për lëkurë “rinore”.
Shumë përdorues të tillë të rinj ndikohen nga përmbajtja e aplikacioneve si Tik-tok.
Ekspertët kanë frikë se mania për produktet kundër plakjes mund të ketë efekt fizik të dëmshëm në lëkurën kaq të re, dhe ata janë gjithashtu të shqetësuar për efektin psikologjik te fëmijët që janë të
fiksuar pas plakjes.
Vitin e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi planet për të kufizuar përqendrimin e retinolit në produktet pa recetë nga qershori për të reduktuar mbiekspozimin e mundshëm ndaj vitaminës A, të cilën
rregullatorët e kanë lidhur me çrregullime të ndryshme të lëkurës dhe kocka të dobësuara.
Në rastet kur fëmija ka një sëmundje të lëkurës, për shembull ekzemë atopike, disa produkte mund të kontribuojnë në përkeqësimin ose riaktivizimin e simptomave”, paralajmëroi Anika Svedberg.
Kufizimet e moshës i lejojnë farmacistët të fillojnë një bisedë me fëmijët dhe prindërit për kujdesin e shëndetshëm të lëkurës, “bazuar në nevojat, jo në idealet e rrjeteve”, shtoi Svedbergova.
“Ne duam të jemi përpara të gjithëve dhe të marrim përgjegjësi më të madhe për të mos u përfshirë në inkurajimin e sjelljeve dhe idealeve jo të shëndetshme që janë krijuar midis shumë të rinjve,” tha Monika Magnuson, CEO e Zemres.
Anika Svedberg, kryefarmacistja e zinxhirit farmaceutik Zemra, vuri në dukje se përdorimi i kujdesit të avancuar të lëkurës, i cili, për shembull, është krijuar për të reduktuar rrudhat dhe për të patur një ton më të barabartë të lëkurës nuk është diçka që i duhet një fëmije./DG/Dijasot.com