Fatime Xhaka, arsimtarja e edukatës fizike dhe udhëheqësja e sportit në Mitrovicë në vitet 90-ta që u vra nga forcat serbe

Fatime Xhaka (1952-1999) ishte arsimtarja e edukatës fizike, udhëheqese e sportit në Mitrovicë deri në vitit 1999 kur edhe u ekzekutua së bashku me të shoqin, nga forcat serbe.

Fatime Xhaka, ka qenë kryetare e Lidhjes së Sporteve në Mitrovicë, nga vitit 1995.

Në vitet e 90-ta, kur sporti i Kosovës po pavarësohej, shumë sportist, punëtor sportiv dhe donator të sportit dhanë shumë mund që ëndrra të bëhet realitet.

Një nga ata që kishte një kontribut të madh e të veçantë ishte edhe tashmë e ndjera Fatime Xhaka. Në fillimet e pavarësimit të sportit kosovar nga ai serb, duhej një organizim i mirë dhe një punë e madhe nga të gjithë, përcjell mitrosport.

Në Mitrovicë, në vitin 1991 ishte formuar Lidhja e Sporteve të Mitrovicës. Fatme Xhaka, në atë kohë ishte kryetare e klubit të Pingpongut Trepça. Në vitin 1995- ajo zgjidhet kryetare e Lidhjes së Sporteve në Mitrovicë. Atë pozitë ajo e mbajti deri në ditën kur do të vritej nga kriminelët serb. /Dijasot.com