Dy nxënës të shkollës NYSS fitojnë Mirënjohje Nderi në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024

Në Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e organizuar në Bath të Mbretërisë së Bashkuar, dy nxënës nga shkolla NYSS, Ajan Hajrullahu dhe Haris Shaqiri, u shpërblyen me Mirënjohje Nderi, secili duke grumbulluar nga 10 pikë.

“Për shkollën NYSS, kjo është pjesëmarrja e parë në këtë olimpiadë prestigjioze, dhe rezultatet e arritura janë tejet shpresëdhënëse, duke treguar se programi ynë përgatitor është në rrugën e duhur për të arritur suksese edhe më të larta. Shkolla NYSS do të vazhdojë të mbështesë talentet e reja duke i përgatitur profesionalisht për të arritur suksese në olimpiada të nivelit të IMO”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle./Dijasot.com