Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)!

Bëhet fjalë për Gjon Durrsakun, rektori i parë i Universitetit të Zarës (1396), i cili lidhet me faktin se universiteti kroat në fjalë kishte trashëguar një pjesë të stafit të Universitetit të Durrësit, i cili u tërhoq në Zadar për shkak të trazirave në rritje nga sulmet osmane në Arbëri, një çështje që është trajtuar më shumë se një herë në studimet e mia.
Në të njëjtin post universitar, një shekull më vonë, respektivisht në vitin 1497 do të takojmë Leonik Nikollë Tomeun (1456 -1531), babai i të cilit lindi në Durrës të Arbërisë (Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii”). Edhe familja e leonikut u zhvendos nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shekulli i 15 -të). Leoniku i kaloi vitet e fëmijërisë me vëllezërit e tij në lagunat venedikase dhe në Padova. Leoniku kishte përfunduar studimet në Padova (1485), ku iu dha titulli I doktorit të shkencave “in artibus” (“filozofi dhe mjekësi”). Shumë studiues me të drejtë mendojnë se origjina e familjes së leonikut është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi ose Shkodra. Stdudiuesi M. E. Cosenza, shpjegon mbiemrin e Tomeut sipas malit të famshëm Tomor (Tomarus), i cili përmendet në Epir. Leonik, ndërkohë është anagrami jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë.
Emri I Leonikut ka pasur gjerësinë e dijetarit të madh të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Me të drejtë mund të thuhet se ai ishte një njeri erudit. Kjo dëshmohet nga njohuritë e tij të shkëlqyera në fusha të ndryshme shkencore: filozofi, histori, mjekësi, fizikë, astronomi, matematikë dhe letërsi. Veprat e tij kryesore janë: De varia historia libri tres (“Tregime të ndryshme në tre libra”, 1531); Dialogët (“Dialogët”, 1524), etj.
Pas veprave origjinale dhe shumë përkthimeve, Tomeu gjithashtu shkroi poezi në formën Petrarch, kushtuar personaliteteve të shquara dhe mjedisit në të cilin ai jetoi. Opusi i tij poetik u vlerësua nga eruditët Pietro Bembo (1470-1547), Girolamo Tiraboschi (1731-1794), etj.
Edhe pse ai zotëronte pasuri të madhe në Padova, Tomeu ishte akoma i lidhur ngushtë me studimet. Senati Venecian e kishte emëruar Rektor, si dhe profesor në Universitetin e Padovës (1497), të cilin e braktisi për të ligjëruar letërsinë greke dhe latine në Katedralen Rialto-s në Venedik (1504). Edhe pas emërimit të tij këtu si pedagog, ne e takojmë Leonikun në jetën publike dhe universitare të Padovës, ku ai mbylli sytë në vitin 1531.
Disa faqe të një dorëshkrimi të Leonikut, që konsiderohet një dorëshkrim autobiografik, dëshmojnë për emrin e Benediktit (Benedetto), një nga vëllezërit e tij, autori i një traktati që merret me çështjen e shpirtrave të rebeluar dhe burimin e mëkatit dhe “Fjalës Hyjnore”. Përveç tij njihet edhe një vëlla tjetër i quajtur Bartolomeo, i njohur për një poezi të botuar në gjuhën latine (1558).
Pjesë e dokumentit që merret me emërimin e Leonikut si rektor dhe profesor në Universitetin e Padovës!
(Marrë nga Facebook i profesor Jahja Drancolli)
No photo description available.
Binak Kelmendi, Ismet Kryeziu and 273 others
27 Comments
2 Shares
Like

Comment