Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë kërcënohet nga një prind

Drejtori i Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, ka raportuar në polici një kërcënim i cili sipas tij, është bërë nga një prind i një nxënësi të kësaj shkolle.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, ndërsa personi i dyshuar ka kërcënuar drejtorin dhe familjen e tij, raporton Zeri.info.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

01.12.2021 rreth orës 16:00 , ankuesi drejtor i shkollës “Yll Morina” – Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i nje nxënësi. Ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit po ashtu edhe ofenduar me fjale ‘ta q….. familjen,nonen dhe babën,vi aty te mbys,ki me pa çka ka me te gjete’”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj po ashtu bëri të ditur se pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti iniciohet ”Kanosje” dhe i dyshuari pasi intervistohet me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.