Dëshmia e Elja Zaharia, tregon “princin”: Më kapi prej duarsh, më shtyu dhe…!

Është zbardhur dëshmia e Elia Zaharisë për përplasjen e saj fizike me Princ Lekën në sy të vajzës së tyre, Geralinda, ditën e djeshme (5 mars).

Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste.

Aktoja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia janë vetëmbrojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë Gjergj Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia./Lapsi.al