‘Data e zgjedhjeve’ -Presidentja Osmani pret sot në takim përfaqësuesit e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me përfaqësuesit e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Partitë politike në vend tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim me të parën e shtetit.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së Memli Krasniqi dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe nga VV-ja pritet të jetë Glauk Konjufca.