COVID-19 – Tocilizumab zvogëlon vdekshmërinë

Një klasë e ilaçeve antimalcuese, përfshirë tocilizumabin, zvogëlon në mënyrë efikase rrezikun e vdekjes te pacientët e shtruar me COVID-19, sipas një studimi të ri të botuar sot që mbulon gati 11 000 pacientë.

OBSH rekomandoi përdorimin e tyre, në të njëjtën kohë me kortikosteroidet, në pacientët me gjendje të rëndë të COVID-19.

Tocilizumab intravenoz ka treguar rezultate të përziera në prova të ndryshme më të vogla klinike, por ky studim, i botuar në revistën shkencore JAMA, përpilon rezultatet e 27 provave klinike në 28 vende dhe është i pari që mbulon një numër kaq të madh personash.

Sipas autorit kryesor të tij, Manu Shankar-Hari, profesor në King’s College të Londrës, kjo është “prova përfundimtare”./atsh