Covid-19/ Testohet në SHBA vaksina e financuar nga Bill Gates

40 vullnetarë në SHBA morën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e cila është financuar pjesërisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Vaksina është prodhuar nga kompania bioteknike amerikane bioteknike ‘Inovio’. Ajo më parë ishte testuar te kafshët dhe ka dhënë rezultate pozitive.

Sipas ‘TGCOM 24’ vullnetarët që morën dozen e dytë ishin zgjedhur nga Filadelfia dhe Kansas City.

Presidenti i CEO Inovio, Joseph Kim tha se “Ky është një hap i rëndësishëm përpara kundër një virusi që, pa vaksinë, do të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve dhe jetesën e tyre. Studiuesit, partnerët dhe financuesit tanë janë mobilizuar që nga fillimi i janarit, kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme, për të siguruar suksesin e Ino-4800”.

Synimi i kompanisë amerikane është që vaksina të jetë gati brenda 12-18 muajve.

Joseph Kim tha gjithashtu se “Dhe ajo që është arritur deri  tani me këtë eksperimentim është një moment historik i rëndësishëm në funksion të këtij qëllimi”.

Përgjigjet fillestare imune të 40 vullnetarëve dhe të dhënat e studimit priten në jenë gati fund të verës. Kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e ‘Ino-4800’ dhe po planifikon të përgatisë një milion doza deri në fund të vitit. Burimi: Gazeta Mapo