Çfarë dëme i shkakton organizmit elementi kimik që u gjet në ujin e Badovcit?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit që të mos e përdorin atë për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Ky institut tha se bazuar në rezultatet laboratorike, në ujë janë gjetur vlera të shtuara të manganit, një element kimik që është metal i ngurtë.

Nëse ky element kimik gjendet në ujë, mund të shkaktojë erë dhe shije të keqe dhe po ashtu shkakton telashe në sistemin e kanalizimit.

Sipas të dhënave publike, Mangani është metal i grupit VIIB të elementeve kimike. Gjendet në tokë në formë të mineralit i përzier me disa okside. Është një prej metëve më të mira okside, posedon karakteristikat baktericide dhe përdoret kundër sëmundjeve të kërpudhave në lëkurë. Mangani është përbërës i shumë enzimave.

Ekspertët rekomandojnë që ky element duhet të merret në sasi prej së paku 1 milligram në ditë. Në sasi më të mëdha, kripërat e manganit janë toksike.

Mangani është një metal i fortë, i argjendtë dhe i brishtë. Është shumë reaktiv, ndizet në ajër, reagon me ujin duke formuar hidroksid.

Ai ka veti të ngjashme me metalet alkaline dhe përdoret gjerësisht si një shtesë për çelikun, duke ulur temperaturën e shkrirjes së tij dhe duke përmirësuar vetitë mekanike. Nuk gjendet i lirë në natyrë, shpesh gjendet në minerale në kombinim me hekurin.

Mangani është një metal me përdorime të rëndësishme të aliazheve metalike, veçanërisht në çelikun Inox.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit.Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit.IKSHPK ka ngritur shkallën e gadishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.IKSHPK apelon te qytetarēt të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgaditje të ushqimit deri në njoftimin e rradhës.

Këto zona janë:

Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave qe furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala

IKSHPK do të vazhdojë me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës në këto zona.

Bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” është në vijimësi deri në normalizimin e vlerave referente.

Ju lutemi që t’i referoheni vetëm njoftimeve zyrtare të IKSHPK-së për këto të dhëna.