Caktohen datat për mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore

Janë caktuar datat se kur do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore në vend.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e parë do të mbahet në datat 12 dhe 19 qershor 2021, ndërsa afati i dytë do të mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator 2021.

Në këtë vendim po ashtu bëhet e ditur se pushimi pranveror për nxënësit do të fillojë më 6 prill dhe do të përfundojë më 12 prill.

Në vendim e nënshkruar përfshihet edhe e premtja, 9 prill, Dita e Kushtetutës së Kosovës, që sipas kalendarit festiv figuron si ditë pushimi.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo periudhë e pushimit do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore. /Dijasot.com