Botohet libri më i ri për Shërbimin Informativ të Kosovës

“Shërbimi Informativ i Republikës së Kosovës 1992-1994”, është libri më i ri i sapo dal nga shtypi në fushën e çështjeve të shërbimit informativ dhe sigurisë.

Libri me autor Mehmet Locin, nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” nga Tirana, i shtypur në shtypshkronjën “Dukagjini” nga Peja, në 303 faqet e tij përfshinë të dhënat për rrugëtimin e ngjizjes, formimit, ndërtimit dhe të veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Republikës së Kosovës 1992-1994.

Libri është i plotësuar me dokumente arkivore, shënime operative, informata, analiza, shkresa gjyqësore, fotografi e dokumente të tjera, të cilët e bëjnë të plotë dhe më të besueshëm.

Ky është libri i dytë i autorit Loci, pas librit “ 21 Bashkëpuntorë shqiptar të UDB-së, në Bosnje Hercegovinë (1970-1990)”, në vitin 2015./Dijasot.com