Bekim Bejta jashtë Universitetit!- studentët protestojnë kundër profesorit të UP-së

Sot Lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim”, ka mbajtur aksion simbolik para Rektoratit të UP-së rreth ngjarjeve të fundit që lidhen me kërcënimet dhe fyerjet e profesorit Bekim Bejta ndaj studentëve të Fakultetit Filologjik.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët Denis Krasniqi dhe Dea Lala përmes prononcimit për media e bënë edhe një herë të qartë qëndrimin e studentëve ndaj sjelljes dhe qasjes së profesorit në fjalë.

“Të bindur se shantazhet, ofendimet dhe linqimet janë të papranueshme kudo por sidomos në hapësirat universitare, i bëmë thirrje Këshillit të Etikës dhe organeve kompetente të UP-së që të mos zbrapsen ndaj rastit të përsëritur tashmë disa herë. Në të kundërtën, ne do i radikalizojmë veprimet tona. Përjashtim për Bekim Bejtën, Siguri për studentët!”, u tha gjatë protestës, thuhet në njoftimin e SKV-së./Dijasot.com