Sllovenia sot është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” pas një fitoreje me rezultatin 116-81 ndaj Japonisë nikoqire në basketboll për meshkuj, raporton Anadolu Agency (AA).
Dyshja sllovene Luka Donçiç dhe Zoran Dragiç kombinuan 49 pikë në ndeshjen e Grupit C në Saitama Super Arena.
Donçiç shënoi 25 pikë dhe Dragiç shtoi 24 për ekipin fitues.
Rui Hachimura shënoi 34 pikë për të udhëhequr Japoninë teksa ishte edhe koshashënuesi më i mirë i lojës.
Sllovenia fitoi të dy ndeshjet e saj për të kryesuar Grupin C. Në ndeshjen e parë Sllovenia e mposhti Argjentinën me rezultatin 118-100 në “Tokio 2020”.
Japonia humbi dy ndeshje në Lojërat Olimpike.
Në ndeshjen e fundit të grupeve, Sllovenia do të përballet me Spanjën të dielën./aa.com.tr