Nxënësit e klasave të 6-ta të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, së bashku me kujdestarët e klasave dhe mësimdhënës lëndorë panë nga afër ekspozitën me piktura, e cila u mbajt në objektin e Komunës së Prishtinës.
Majlinda Kelmendi, profesoreshë në Fakultetin e Arteve ka komentuar pikturat dhe ka bërë zbërthimin e detajuar të tyre para nxënësve.
“Piktura mund të përdoret si terapi që ju shëron disa plagë ose emocione të mbingarkuara.”, ka thënë Kelmendi.
Ky aktivitet është realizuar si pjesë e aktiviteteve “Arti në shkolla” . /Dijasot.com
