American Advising Center ofron trajnim falas për mësimdhënës

Qendra “American Advising Center” ka hapur konkurs për trajnim falas për mësimdhënësit e Republikës së Kosovës me temën “Puna me nxënës të cilët janë të interesuar të studiojnë në SHBA”.

 

Trajnimi do të jetë virtual për mësimdhënësit para-universitar. /Dijasot.com

 

Njoftimi i plotë i qendrës:

Trajnim FALAS për Mësimdhënësit e Republikës së Kosovës
“Puna me nxënës të cilët janë të interesuar të studiojnë në SHBA”
TRAJNIM VIRTUAL, FALAS, PËR MËSIMDHËNËSIT PARA-UNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SESIONI I: e enjte, 30 shtator, 2021 – 14:00 – 16:30
SESIONI II: e premte, 1 tetor, 2021 – 14:00 – 16:30
E -Certifikata e Pjesëmarrjes do të lëshohet nga American Advising Center për të gjithë pjesëmarrësit që marrin pjesë plotësisht në trajnim – të dyja sesionet. Trajnimi do të jetë në gjuhën angleze!
Të gjithë mësimdhënësit e interesuar të marrin pjesë duhet t’i dërgojnë e-mail Rrezarta Fondaj – [email protected] me informacionin e mëposhtëm:
Subjekti në e-mail : Trajnim FALAS per Mësimdhënësit e Kosovës
1. Emri dhe Mbiemri: 2. E -mail dhe numri i telefonit:
3. Shkolla, Qyteti ku punoni: 4. Lënda dhe Niveli i Klasës që jepni mësim: 5. Universiteti, Diploma dhe Viti i Përfunduar.
AMERICAN ADVISING CENTER – EducationUSA [email protected] -+383 44 56 70 80