Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Është bërë përparim i mirë në Bruksel

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Anthony Godfrey, ka thënë është në kontakt të ngushtë me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Gabriel Escobar i cili po e njofton për zhvillimet nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Godfrey ka shkruar në Twitter, duke thënë se ka përparim në Bruksel, por ka ftuar palët që të jenë më fleksibile dhe të vazhdojnë për të quar përpara marrëveshjen ,transmeton Zeri.info.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim zëvendësndihmës sekretarin e shtetit Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Kjo punë nuk ka përfunduar, por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojmë të punojnë për të arritur këtë qëllim. Tani është koha”, ka shkruar ambasadori i SHBA-së në Beograd. /Zëri