Ambasada franceze mbështet universitetin “Ukshin Hoti”

Ndërsa po afrohet vjelja e rrushit, Ambasadorja e Francës , Marie-Christine Butel, takoi sot Christine Pecastaingts, drejtoreshë e Interco, agjencia e bashkëpunimit të Nouvelle-Aquitaine, Stephane Badet, ekonomist i tranzicionit agro-ekologjik dhe mësimdhënës dhe Jean-Philippe Roby, mësimdhënës dhe studiues në Bordo Agro Sup.
Kjo vizitë realizohet në kuadër të një projekti bashkëpunimi midis Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit Ukshin Hoti në Prizren dhe universiteteve dhe shkollave të ndryshme të specializuara për vreshtari në Bordelais, thuhet në një njoftim të ambasadës franceze të publikuar në rrjetin social Facebook.
Ky projekt i financuar nga Franca synon të mbështesë Universitetin e Prizrenit në transformimin e trajnimit të tij në vreshtari, në mënyrë që të trajnojë studentët jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Kjo vizitë u mundësoi tre ekspertëve të takojnë mësimdhënësit dhe studentët, por edhe prodhuesit dhe tregtarët e verës.
Shumë shkëmbime të tjera janë planifikuar gjatë vitit të ardhshëm midis këtyre dy rajoneve të verës në Bordelais dhe rajonit të Prizrenit dhe Rahovecit, si rajone të njohura të vreshtarisë./Dijasot.com