A ka interneti ndikim negativ në psikikën njerëzore? Ja se ç’thotë studimi…

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Oksfordit tregojnë se nuk ka shumë të vërteta në informacionet për lidhjen midis sërfit intensiv dhe shëndetit të dobët mendor.

Rezultatet e hulumtimit të kryer në vitet e fundit kanë treguar për ndikim të madh të klikimeve të vazhdueshme dhe “doomscrolling”- ut në shëndetin mendor, ndërsa shumë studime tregojnë se rrjetet sociale, si Instagrami dhe Tiktoku, mund të jenë veçanërisht të dëmshme për përdoruesit, veçanërisht adoleshentët.

Por një nga studimet më gjithëpërfshirëse mbi shëndetin mendor dhe përdorimin e internetit, i kryer nga Instituti i Internetit i Oksfordit, tregon se në fakt nuk ka asnjë provë të fortë që lidh internetin me ndikimin negativ në psikikën njerëzore.

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Oksfordit tregojnë se nuk ka shumë të vërteta në informacionet për lidhjen midis surfimit intensiv dhe shëndetit të dobët mendor, domethënë nuk ka asgjë për ta konfirmuar këtë.

Një studim britanik, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Clinical Psychological Science”, zbuloi se “lidhja midis përdorimit të internetit dhe mirëqenies psikologjike është në rastin më të keq – e vogël”.

“Kemi bërë përpjekje të mëdha për të zbuluar se çfarë lidh teknologjinë dhe mirëqenien individuale, por nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë një lidhje,” tha Andrew Przybylski, profesor në Oksford.

Przybylski shpjegoi se ai dhe kolegët e tij shkencëtarë testuan me shumë detaje mundësinë që interneti të prekte mosha dhe gjini tëndryshme dhe zbuluan se “nuk ka asnjë provë për të mbështetur teoritë popullore që grupmosha të caktuara janë në rrezik më të madh”.

Shkencëtarët nga Instituti i Internetit i Oksfordit studiuan të dhënat e mbledhura për gati njëzet vjet, duke mbuluar përdoruesit e internetit të moshës 15 deri në 89 vjeç nga 168 vende.

Autorët e studimit shikuan edhe hulumtimet e kryera më parë. Ata zbuluan se studime të shumta që lidhin teknologjinë e internetit mendikimin negativ në shëndetin mendor të përdoruesve ishin të paqarta dhe të hapura për interpretime të ndryshme.

“Shikuam dhe studiuam një sasi të madhe të dhënash për mirëqenien individuale dhe përdorimin e internetit, si me kalimin e kohës ashtu edhe në të gjithë demografinë e popullsisë,” tha Matti
Vuore, asistent profesor në Universitetin e Tilburgut dhe studiues në Institutin e Oksfordit.

Vuore dhe kolegët paralajmëruan se kompanitë e teknologjisë do të duhet të ofrojnë njohuri për më shumë të dhëna, në vend që të mbajnë pjesën më të madhe të tyre për vete, nëse do të ndikojnë përfundimisht në atë që supozimet popullore rreth efekteve negative psikologjike të teknologjive dhe platformave online” të hidhen poshtë. Ata pranojnë se rezultatet e studimit të tyre janë të paplota vetëm sepse studiuesve nuk u është mundësuar qasje në të dhënat e vetë platformave./DG/DijaSot