Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universiteti i Prishtinës (UP) do të nënshkruajnë nesër një memorandum bashkëpunimi për hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri Hajrulla Çeku dhe rektori Qerim Qerimi.
“Nesër (16.03.2023), ora 10:00, në kabinetin e ministrit, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), i cili ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë. Memorandumi do të nënshkruhet nga ministri Hajrulla Çeku dhe rektori Qerim Qerimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë ndezur 1133 qirinjë për fëmijët e vrarë, në shenjë përkujtimi dhe nderimi për ta./Dijasot.com