Presidentja Vjosa Osmani ka uruar mësimdhënësit kosovarë me rastin e 7 Marsit, duke i konsideruara ata si heronj të dijes.
“136- vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare. Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes. Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi”, deklaron presidentja Osmani.
Në këtë ditë, të gjithë, sipas saj, janë mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.
“ Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme! Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!”, ka shkruar Osmani në urimin e tij.