Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2022/2023.
“Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve themelore – Bachelor, në afatin e parë – pjesa e parë për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 175 studentë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 12.07.2022 deri më 19.07.2022 nga ora 09:00 deri 15:00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel).