Nxënësit e tyre po obligohen ta ndjekin mësimin online, kjo si rezultat i infektimeve të shumta.
Numrat e të infektuarve si nga nxënësit, njashtu edhe nga mësimdhënësit, janë të shumtë në secilën komunë.
Andaj, në një tryezë të Asociacionit të Komunave, me drejtorët komunalë arsimorë, dikush kërkoi rikthimin në shkolla, pasi procesi online s’po jep sukses, raporton Klankosova
E dikush tjetër po kërkon që të shkohet në pushim tërësisht për ca ditë.
Këto e rekomandime tjera do t’i dorëzohen edhe Ministrisë së Arsimit, për një zgjedhje më ideale.