24 vjet nga sulmi i forcave serbe në familjen Jashari

Sot mbushen 24 vjet që nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari.

Në vitin 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.