Komuna e Gjakovës, saktësisht Drejtoria për Arsim, ka bërë të ditur se në Gjakovë janë tri shkolla që po e mbajnë mësimin online.
Në një postim në Facebook, Drejtoria për Arsim bëri njoftoi se shkollat që kanë kaluar online janë “Yll Morina”, shkolla e mesme ekonomike “Kadri Kusari” dhe shkolla e mesme teknike “Nexhmedin Nixha.
“Ju lutemi merrni masa në shkolla, maska dhe dezinfektues të domosdoshme, klasat të ajrosen kohë pas kohe dhe të jeni të kujdesshëm nëse nxënësit dalin me ndonjë simptomë në shkollë.
Ne jemi duke i marrë informatat për çdo shkollë dhe nëse eventualisht kemi rritje të rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet më tej.
Postimi i plotë:
Pavarësisht që në këto katër vjetët e fundit kemi bërë shumë ndryshime për cilësinë infrastrukturore dhe investime në arsimin parauniversitar, kemi themeluar një ekip për të monitoruar dhe inspektuar institucionet arsimore në të gjitha ciklet, duke filluar që nga arsimi parashkollor.
Për të realizuar këtë objektiv, me iniciativë të DKA së, kemi nisur një program që me vlerësues të brendshëm ose drejtorë të përkufizojmë gjendjen faktike pas investimeve të shumta në institucionet tona arsimore.
Raporti i gjendjes do të bëhet publik!