Sot, në kuadër të lëndës Edukata Qytetare në SHFMU “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u mbajt një orë praktike me nxënësit e klasave 6 deri 9, ku ishte e pranishme deputetja e Parlamentit të Kosovës Arjeta Fejza, e cila foli rreth rolit të Kuvendit e njëherit edhe rolit të deputetëve si përfaqësues të zgjedhur.
Në fund ishte edhe pjesa e diskutimit, pyetjeve dhe e shqetësimeve që ngritën nxënësit, thuhet në njoftimin e shkollës.
Programi:”Forumi për Transparencë Parlamentare” mbështetet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI)”.
Menaxhmenti i shkollës falënderon deputeten Arjeta Fejza, Institutin (NDI) dhe arsimtarin e lëndës Edukata Qytetare Nexhmedin Sejdiu, për realizimin e kësaj ore me interes për nxënësit tanë! /Dijasot.com