Shtëpitë e shëndetit janë bllokuar sot nga pacientët në Prishtinë që kërkojnë të bëjnë vizita mjekësore, ndërsa në shkolla janë regjistruar mungesa të shumta duke pamundësuar kështu zhvillimin e mësimit në disa klasë në qytet. Madje, në një shkollë të Prishtinës sot komplet 4 klasë kanë munguar për shkak se nxënësit janë me këtë lloj grip
Kështu ka bërë të ditur asamblistja nga radhët e AKR-së në komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta.
“Në Qendrat e mjekësisë familjare të jepen falas llojet e vitaminave që rrisin imunitetin.
Grip sezonal apo ndonjë variant tjetër i virusit COVID-19 nuk dihet, por vërehet një përhapje e madhe sidomos tek moshat nën 18 vjeç.
Shtëpitë e shëndetit janë bllokuar nga pacientët që kërkojnë të vizitohen ndërsa në shkolla janë regjistruar mungesa të shumta duke pamundësuar edhe zhvillimin e mësimit në disa klasë në qytet. Madje, në një shkollë të Prishtinës sot komplet 4 klasë kanë munguar për shkak se nxënësit janë me këtë lloj gripi”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.
Bejta ka kërkuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Ministria që urgjent të hartojnë një plan për daljen nga kjo situatë.
“Duhet të jepen suplimente të vitaminave falas për fëmijë dhe të moshuar sepse kështu rrisim imunitetin tek këto mosha. Kjo do të ishte një preventivë që Komunës së Prishtinës nuk do t’i kushtonte edhe aq. Ndërsa kjo është e nevojshme edhe nëse e kemi parasysh përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend”, ka thënë Bejta./Dijasot.com