I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për targat mes dyja palëve.
Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak ka thënë se kjo gjë është arritur pas negociatave dy ditore mes delegacioneve të dy shteteve.
“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderojë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak.