Në një ceremoni të organizuar, kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e arsimit me Kerstin Zielosko, kryetare e Education Unlimited e. V.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Luan Krasniqi si udhëheqës i këtij projekti.
Krasniqi e ka cilësuar këtë bashkëpunim si të sukseshëm.
“Në ceremoninë e organizuar në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, sot, z. Albin Kurti, Kryeministër dhe znj. Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e. V., të Gjermanisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit në sferën e arsimit. Me këtë rast ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, znj. Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, znj. Milote Sadiku dhe unë. Jam i nderuar që ky bashkëpunim që zhvillohet nën patronatin tim, po kurorëzohet me sukses”, ka shkruar ai në Facebook.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arberie Nagavci si dhe koordinatorja e Projektit Milote Sadiku.
Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. /Dijasot.com