Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nesër fillon viti i ri shkollor.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor.
“Kam vizituar gjatë gjithë kësaj kohe shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonse situata me pandeminë na ka sjell në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë pregatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.
Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.
“Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor”, tha Nagavci.
Postimi i plotë: