19 viktima nga COVID-19, 279 të infektuar

Foto Claudio Furlan - LaPresse 10 Marzo 2020 Brescia (Italia) News Tende e strutture di emergenza degli Spedali Civili di Brescia per l emergenza coronavirus Photo Claudio Furlan/Lapresse 10 March 2020 Brescia (Italy) Tents and emergency structures of the Civil Hospitals of Brescia for the coronavirus emergency
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Nga 6079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH-ja ka njoftuar gjithashtu se sot janë shëruar 1269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333 . Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive është 12.464.