Nagavci: Javën e ardhshme vendoset për kompensimin e orëve të humbura mësimore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar  se në fillim të javës së ardhshme do të ketë diskutime për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kompensimin e ditëve të humbura.

Nagavci në një konferencë për media tha sot se zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar, edhe pse disa shkolla private kanë filluar aktivitetet me fëmijë.

“Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollorë të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë filluar aktivitet me fëmijë. Zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar dhe këto ditë do të kompensohen edhe në koordinim me Task Forcën”, ka thënë ajo./ Dijasot.com