Kryeministri i vendit Albin Kurti ka njoftuar sot se nga tetori i këtij viti, arsimi publik në Kosovë do të jetë pa pagesë në universitete.
“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar prej vitit akadaemik 2021/2022, arsimi publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që do të studiojnë Bachelor dhe Master. Kurse për doktoratës do të ketë lehtësira. Ne besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmisuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor e që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres njerëzor”, ka thënë Kurti gjate konferencës për media.
Ai tha se po realizojnë një pas një premtimet e dhëna, duke përmendur këtu shtesa për fëmijët e lehonat. “Duhet të ketë qasje të barabartë për të gjithë në arsimin publik në të gjitha nivelet”
Kurti sqaroi se për nivelin bachelor dhe master gjithçka do të jetë falas, kurse për doktorantët do të ketë lehtësira.
Përfitime sipaskëtij vendimi do të kenë edhe studentët që vijnë nga rajoni.
“Javën tjetër bëhen gjashtë muaj që jemi në detyrë dhe po realizojmë dy prej zotimeve tona kryesore, dhe filluam me zbatimin e masës 3.5 për mbështetje për lehonat dhe shtesat për fëmijë mbi 13 mijë aplikime janë regjistruar dhe mbi 11 mijë për lehonat 1 679 shtesa për fëmijë, sot po marrim një zotim tjetër”, tha ai
E drejta për arsim, Kurti tha se është e drejtë e secilit dhe arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, nga 1 tetori i këtij viti arsim i lartë publik në Kosovë do të jetë falas në bachelor dhe master ndërsa për doktorantët do të jetë i lehtësues. “Do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit”, tha kryeministri. /Dijasot