Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci po merr pjesë në konferencën e me përfaqësues të Qeverisë Zvicerane, Komisionit Evropian dhe shteteve të tjera të rajonit, me temën “Udhërrëfyesi i diplomacisë përmes shkencës, për Evropën Juglindore” që po mbahet në Bernë të Zvicrës.
Nagavaci ka thënë se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka shprehur mirënjohjen për Qeverinë Zvicerane dhe theksuar se si pjesë e këtij projekti i cili nxit bashkëpunimin rajonal, është angazhuar për të krijuar mundësi në zgjerimin e aktiviteteve kërkimore ekzistuese./Dijasot
Postimi i ministres Nagavci:
E nderuar të marr pjesë në takimin e nivelit të lartë me përfaqësues të Qeverisë Zvicerane, Komisionit Evropian dhe shteteve të tjera të rajonit, dhe në konferencën “Udhërrëfyesi i diplomacisë përmes shkencës, për Evropën Juglindore” që po mbahet në Bernë të Zvicrës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen për Qeverinë Zvicerane dhe theksova se si pjesë e këtij projekti i cili nxit bashkëpunimin rajonal, jemi angazhuar për të krijuar mundësi në zgjerimin e aktiviteteve kërkimore ekzistuese.
Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim rajonal në fushën e kërkimit dhe inovacionit në kuadër të Agjendës së Ballkanit Perëndimor, duke u ofruar më shumë mundësi organizatave e studiuesve nga vendi për të marrë pjesë në projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar. Me sukses kemi përmbyllur negociatat me Komisionin Evropian për procesin e pranimit të suksesshëm në Horizon Europe dhe shumë shpejt presim nënshkrimin e marrëveshjes zyrtare.