Shqipëria ka nisur sot shpërndarjen e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9, si dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mirëmëngjesi dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12”, ka shkruar Raman në postimin e tij.
Në këtë postim kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur se Qeveria shqiptare do të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”-it, “Pearson”-it dhe “Cambridge”-s. /Dijasot.com