Tashmë maturantët kanë lënë ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe kanë mbërritur para qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Për mikorfonin e Top Channel ata shprehën zhgënjimin e madh nga Ministria e Arsimit, pasi sipas tyre dy vitet e fundit ata nuk kanë bërë mësim në shkolla, si dhe nëse janë paraqitur ka qenë me orar të reduktuar.
Nga qendra e shërbimeve arsimore, drejtorja e saj Rezana Vrapi ka deklaruar rreth gjysmë ore se testi nuk ka qenë i vështirë, por mesatar. Ato kanë pranuar se kanë marrë disa pyetje nga jashtë, se edhe vetë tekstet janë të përkthyera në nivele ndërkombëtare, raporton Top Channel
Gazetarja Kristi Gongo tha se nxënësit shumë të mirë e vlerësonin tezën shumë të vështirë dhe madje ata hedhin akuza e testi ka qenë i gjithi i përkthyer nga jashtë dhe jo i hartuar nga autoriteti në Shqipëri.