Shqipëria ndan mjete financiare për shkollat shqipe dhe qendrat rinore në Luginë

U.d i ministrit të Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se qeveria shqiptare ka dhënë mbështetje financiare për shkollat shqipe dhe qendrat rinore në Luginën e Preshevës.

 

Cakaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se tanimë në bibliotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë do të pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe.

 

“Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në bibliotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë”, ka njoftuar ai përmes këtij postimi./Dijasot