Infektimet në qarkun e Korçës, aktualisht 60 mësues janë prekur nga COVID-19

Blood sample with respiratory coronavirus positive

Pas Tiranës dhe GjirokastrësKorça është qarku me më shumë infektime të reja në 24 orët e fundit. Problematike mbetet situata  shkolla, ku ka një numër të konsiderueshëm infektimesh.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi mëngjesin e sotëm se në qarkun e Korçës aktualisht janë 60 mësues të infektuar.

“Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, ndërkohë që është qarku i Korçës ai që mban numrin rekord të infektimeve në total brenda institucioneve arsimore.

Në total në qarkun e Korçës janë më tepër se 230 raste kanë rezultuar pozitive (mësues), momentalisht janë 60 prej tyre aktivë. Momentalisht numërohen rreth 1011 raste aktive në qarkun e Korçës. Po ashtu numri i vdekjeve ka shkuar në 56”, u shpreh Shkëmbi.

Ndërkohë edhe në të gjithë Shqipërinë, çdo ditë që kalon rëndohet më shumë bilanci i COVID-19, raporton Euronews.al

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me COVID-19 në 2186 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.