Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë

Një sulm me thikë ndaj një të mituri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i mituri ka pranuar trajtim mjekësor pas sulmit me thikë nga një person tjetër.

Ndërkaq, Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. /Dijasot