Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi sot një paralajmërim në lidhje me ashpërsinë e efekteve afatgjata shëndetësore të COVID-19.
“Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata postCOVID-19. tha Tedros.
Sipas tij, shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, që shpesh mbivendosen dhe që mund të ndikojnë në çdo sistem në trup.
Simptomat që prekin ish-pacientët mund të zgjasin me muaj dhe mund të përfshijnë lodhje të rëndë, probleme të frymëmarrjes, palpitime ose probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme./ Top Channel