Ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës, Ramë Likaj, tha se është vendosur që mësuesit me probleme shëndetësore nuk janë të obliguar të punojnë për shkak të rrezikshmërisë së infektimit me Covid-19.
“Mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore nuk janë të të obliguar të paraqiten në procesin mësimor. Kjo për shkak të rrezikshmërisë së infektimit me Covid-19, andaj pakoja buxhetore e aprovuar nga Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet”, tha Likaj.
Ai ka theksuar se mësimi është shtyer me qëllim të kujdesit për personelin të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi./Dijasot