Koalicioni për Familjen mban tubim sot në Ferizaj

Koalicioni për Familjen mban sot tubimin në Ferizaj, raporton Dijasot.com.

“Koalicioni për Familjen vazhdon rrugëtimin me një mesazh të fuqishëm ku familja është themeli i një shoqërie të drejtë dhe të mbushur me shpresë për çdo qytetar”, thuhet në njoftim.

Tubimi do të mbahet në Restaurant Natural, Magjistralja Ferizaj – Gjilan, Fshati Sojevë duke filluar nga ora 18:30.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm, ku së bashku ndërtojmë një të ardhme që mbështetet në vlera dhe përkushtim!”, thuhet në njoftim. /Dijasot.com